Shpend Ahmeti për deklaratën e Hill: Rusia po kërcënon me armë nukleare, Kosova me targa

Shpend Ahmeti, ish-kryetar i komunës së Prishtinës, ka reaguar në lidhje me çështjen e targave, duke thënë se, në mikrouniversin e Kosovës targat janë me rëndësi për shumë arsye, porse në botën reale të madhe konflikti në Ukrainë ka shkaktuar probleme të paprecedent të sigurisë, në ekonomi dhe në energji.

Kështu ka deklaruar Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ku ndër tjerash ka thënë se, mikrouniversi jonë për ne është gjithçka por ka çështje shumë më të mëdha jashtë mureve të shtetit tonë.

“Ne mikrouniversin tonë të Kosovës targat janë me rëndësi për shumë arsye. Ligjshmeria sovraniteti shteti etj etj. Në botën reale të madhe konflikti në Ukrainë ka shkaktu probleme të paprecedent të sigurisë edhe në ekonomi edhe në energji në gjithë botën e më së shimti në Evropë. Kurdoherë negociatat do të përfundojnë konfliktin. Rusia po e përdor Kosovën si paralele për vete. Mikrouniversi jonë për ne është gjithçka por ka çështje shumë më të mëdha jashta murreve të shtetit tonë”, ka thënë pos tjerash Ahmeti.

Postimi i plotë:

Me e vendos në kontekst

Ne mikrouniversin tonë të Kosovës targat janë me rëndësi për shumë arsye. Ligjshmeria sovraniteti shteti etj etj

Në botën reale të madhe konflikti në Ukrainë ka shkaktu probleme të paprecedent të sigurisë edhe në ekonomi edhe në energji në gjithë botën e më së shimti në Evropë. Kurdoherë negociatat do të përfundojnë konfliktin. Rusia po e përdor Kosovën si paralele për vete

Bota përendimore të ciëët i konsiderojmë si orientim duan që këtë paralele të ja largojnë Rusisë dhe që të ja largojnë një levë duke përfunduar një marrëveshje kuazifinale me Serbine

Rusia po kërcënon me armë nukleare. Kosova po kërcënon me targa. Prandaj Hill thotë se na po folim për armë nukleare e qeveria e Kosovës për targa
Megalomania – definohet si deluzioni me fuqinë tënde kur mendon se je më i rëndësishëm se që je

Nuk jam që ta shtrijmë qafën kur kërkohet diçka nga Kosova por po ashtu nuk jam me i shtri këmbët shumë më shumë se që është jorgani.

Kosova nuk është ishull dhe mbijeton për shkak të partnerëve. Serbia është në pozitë më të keqe se ë ka qenë në 10 vitet e fundit. Rastet vijnë e shkojnë. Në 1999 krejt bpta është marr me neve. Në 2019 kush sna ka përmend. Bota reale nuk i kqyr debatet tona televizive e mendimet e zëdhënësve të qeverisë tonë e me marr vendime. Nuk ja u nin për storiet e 20 viteve të fundit e për hajnitë e korrupcionin kur siguria e botës është në pyetje. Kosova nuk zhduket nqs nuk pranojmë sygjerimet e partnerëve, por që dobësohet shumë, nuk ka diskutim.

Mikrouniversi jonë për ne është gjithçka por ka çështje shumë më të mëdha jashta murreve të shtetit tonë.

Kategoritë
LajmeVendi