Shpërthen dhuna mes tifozëve të Dinamo Zagreb dhe atyre polakë, “i vihet flaka” lagjes (Video)

Skena të pabesueshme vijnë nga Dubrava. Pamjet e publikuara në rrjet i ngjasojnë një lufte midis Bad Blue Boys të Dinamo Zagreb dhe tifozëve polakë. Tifozët i kanë vënë flakën të gjithë lagjes.

Përplasja ka filluar rreth orës 22:00. Siç raportohet tifozët janë përplasur me shkopinj e me sende të forta.

Raportohet se në këtë përleshje kanë qenë së paku 80-90 tifozë. U desh ndërhyrja e policisë që turmat të shpërndaheshin.

Kategoritë
Sport