Shpërthim gazi në një ishull të Rusisë, nëntë të vdekur

Një shpërthim gazi në një ndërtesë në Lindjen e Largët të Rusisë vrau të paktën nëntë persona të shtunën, duke përfshirë katër fëmijë, sipas autoriteteve lokale.

Një pjesë e ndërtesës pesëkatëshe në qytetin Tymovskoye në ishullin Sakhalin u shemb pasi një bombol gazi shpërtheu në një nga apartamentet rreth orës 5:30 të mëngjesit me orën e Moskës.

Sakhalin ndodhet në Oqeanin Paqësor, në veri të Japonisë.

Sipas Limarenko, banorëve të prekur nga shpërthimi iu ofrua strehim i përkohshëm dhe familjeve që humbën shtëpitë e tyre do të paguhen 7,800 euro./

Kategoritë
BotaLajme