Shpërthim në fabrikën për mbushjen e propanit në Kanada, disa punëtorë të zhdukur

Autoritetet njoftuan se disa punëtorë janë zhdukur pas shpërthimit në fabrikën për mbushjen e propanit

Disa punëtorë llogariten si të zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi të enjten në fabrikën për mbushjen e propanit në Montreal të Kanadasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e qytetit njoftuan se tre apo katër punëtorë janë zhdukur pas shpërthimit në fabrikën e propanit në lagjen St-Roch-de-l’Achigan, në veri të Montrealit.

Ndihmësja e drejtorit të përgjithshëm, Stephanie Therrien, tha se vazhdojnë kërkimet për punëtorët e zhdukur.

Shpërthimi ka ndodhur në objektin në pronësi të kompanisë Propane Lafortune, ndërkohë Thirrien theksoi se pas shpërthimit fabrika u përfshi nga zjarri.

“Dëshmitaret që u përpoqën të hynë për të ndihmuar u detyruan të dalin sa më shpejtë pasi u shemb çatia”, ka thënë Therrien.

Therien shtoi se në rajon kishin mbërritur përforcime të zjarrfikësve nga qytetet e afërta, si dhe një numër ambulancash.

Kategoritë
BotaLajme