Shpërthime pranë bazës ajrore ruse në Krimenë e pushtuar

Duke cituar nënkryetaren e administratës lokale, Viktoria Kazmirova, TASS raportoi se shpërthimet ndodhën në aeroportin ushtarak Saki pranë bazës ajrore Novofedorivka, në perëndim të Krimesë në bregun e Detit të Zi

Disa shpërthime kanë ndodhur pranë një baze ajrore në Gadishullin e Krimesë së pushtuar nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke cituar nënkryetaren e administratës lokale, Viktoria Kazmirova, agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se shpërthimet ndodhën në aeroportin ushtarak Saki pranë bazës ajrore Novofedorivka, në perëndim të Krimesë në bregun e Detit të Zi.

Oleg Kryuchkov, një këshilltar i lidershipit të Krimesë, sipas TASS, konfirmoi raportet për shpërthimet.

“Deri më tani, unë vetëm mund të konfirmoj se disa shpërthime ndodhën pranë Novofedorivka-s”, tha Kryuchkov.

Aeroporti ushtarak Saki pranë Novofedorivka-s përdoret nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, përfshirë edhe avionët detar.

Në atë që disa e quajnë një prelud të luftës aktuale ruse kundër Ukrainës, të nisur më 24 shkurt, Rusia aneksoi ilegalisht Gadishullin e Krimesë së Ukrainës në vitin 2014, në një lëvizje të dënuar nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian (BE), Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe Türkiye.

Kategoritë
BotaLajme