Shpërthimi i një granate dore afër liqenit të Badovcit, Policia thotë se po trajtojnë rrethanat

Një granatë dore është shpërthyer sot nga Policia e Kosovës në afërsi të liqenit të Badovcit.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se aktualisht Policia po vijon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

“Rreth orës 11:30 është pranuar informata se në afërsi te liqenit të Badovcit është hasur një mjet i dyshimtë shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual. Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore. Aktualisht policia po vijon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci. /Lajmi.net/ 

Kategoritë
LajmeVendi