Shpërthimi në depon e armatimit djeg pyllin gjigant pranë Berlinit, evakuohen banorët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pyll në rrethinat e Berlinit, duke djegur një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe shkaktuar panik te banorët e zonës.

Zjarri nisi si pasojë e një shpërthimi në një depo armatimi, ku ishin të depozituara municione të vjetra, madje dhe fishekzjarrë.

Për orë të tëra ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e pamundur pasi shpërthimet nga depoja vijonin duke rrezikuar jetën e tyre.

Sipas raportimeve nga autoritetet gjermane, zjarri ka djegur 15 hektarë me pyje ndërkohë që po punohet në një distancë sigurie rreth 1000 metra që flakët të mos përhapen më tej.

Zëdhënësi i zjarrfikësve të Berlinit e konsideron situatën nën kontroll, ndërkohë që nuk raportohen persona të lënduar nga shpërthimi në depon e armatimit.

 

Kategoritë
BotaLajme