Shpëtoi vëllain dhe shokun e tij nga dallgët, humbet jetën futbollisti i AK Shqiponjat 2017

Ëndërronte të behej futbollist por vdekja e mori përpara kohe duke ia prerë në mes rrugëtimin e jetës. Anri Kashiku, pjesë e skuadrës AK Shqiponjat 2017, vendosi të behej më shumë se një futbollist, ai vendosi të ishte një hero për vëllain e tij 3 vite më të vogël dhe shokun e tij duke i shpëtuar nga vdekja.

Pasi e pa që ata ishin në vështirësi hyri në det për t’i shpëtuar duke i nxjerrë shëndoshë e mirë në breg por vetë nuk ia doli mbanë.

Ngjarja tragjike ndodhi në “Sektorin Rinia” në Durrës ku futbollisti i ri nuk arriti t’i mposhtte dallgët. Trupi i pajetë i të riut u gjet pak çaste më vonë nga Policia Kufitare.

Presidendi i FSHF, Armand Duka i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, të afërmve, shokëve e drejtuesve të skuadrës në këtë moment të vështirë.

Kategoritë
LajmeRajoni