Shqipe Mjekiqi dhe Sibel Halimi japin dorëheqje, nga nënkryetarja, përkatësisht zëdhënësja politike në LDK

Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares dhe i anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pos Mjekiqit, në LDK ka pasur edhe një dorëheqje tjetër, nga një post tjetër.

Sibel Halimi ka dhënë dorëheqje nga posti i zëdhënëses politike të partisë.

Dorëheqjet tashmë i janë dorëzuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe vijnë në një kohë kur partia është para zgjedhjeve të brendshme, që pritet të mbahen gjatë këtij muaji.

Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të kontaktojë me Mjekiqin dhe Halimin, por që të dyja kanë qenë të paqasshme.

Kujtojmë se Shqipe Mjekiqi ishte zgjedhur nënkryetare e LDK-së dy vite me parë, me 20 mars të vitit 2021.

Pas marrjes së postit si nënkryetare e LDK-së Mjekiqi ka thënë se këtë pozitë në parti nuk e ka marrë në kohën më të mirë. Ajo ka përmendur rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhje, teksa kishte shtuar se është koha që partia të kthehet në piedestal.

Kategoritë
LajmeVendi