Shqipëri, dy të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 136.598

Shqipëria ka regjistruar 451 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve, ndërkohë edhe dy persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se me rastet e reja numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 136.598.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy vdekje dhe numri i të vdekurve është rritur në 2.468.

Gjithashtu janë shëruar edhe 55 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.755 dhe raste aktive aktualisht janë 3.375.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 5.153 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 965.137 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Kategoritë
LajmeRajoni