Shqipëri, plagoset kryetari i Bashkisë së Divjakës

Drejtoria Vendore e Policisë Fier në një njoftim ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Bashkisë Divjakë, ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe shoferi e kryebashkiakut.

Kryetari i Bashkisë së Divjakës në Shqipëri, Fredi Kokoneshi, është plagosur me thikë gjatë ditës së sotme, ndërkohë policia ka ndaluar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier në një njoftim ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Bashkisë Divjakë, ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe shoferi e kryebashkiakut Kokoneshi.

“Në afërsi të Bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46-vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë kryetar i Bashkisë së Divjakës dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45-vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, një grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kategoritë
LajmeRajoni