Shqipëri, TIKA ndihmon familjet në nevojë

TIKA ka organizuar shpërndarjen e ndihmave për dhjetëra familje me fara të misrit, jonxhës dhe fasules si dhe plehra kimike për familjet e fëmijëve jetimë në fshatin Vishnje në Qarkun e Tiranës.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon të ofrojë ndihmë në Shqipëri në sektorë të ndryshëm dhe për familjet në nevojë, raporton Anadolu Agency (AA).

TIKA ka organizuar shpërndarjen e ndihmave për dhjetëra familje me fara të misrit, jonxhës dhe fasules si dhe plehra kimike për familjet e fëmijëve jetimë në fshatin Vishnje në Qarkun e Tiranës.

Gjatë shpërndarjes ishin të pranishëm koordinatorja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) në Tiranë, Emine Gizem Başkan, përfaqësuesit e Fondacionit ALSAR që mbështet fëmijët jetimë, si dhe zyrtarë të tjerë.

Banorët vlerësuan për AA ndihmat e shtetit turk, duke theksuar se gjendet gjithmonë pranë familjeve në nevojë.

Festime Shkreta, një prej banorëve të fshatit Vishnje e cila ishte pjesë e projektit të ndihmave të TIKA-s, tha se e vlerësojnë shumë mbështetjen e Turqisë.

“Ne duam dhe kërkojmë ndihmë gjithmonë. Ka qenë gjithmonë në krah (Turqia) dhe na ka ndihmuar gjithmonë. Falënderoj shtetin turk për ndihmën që na ka dhënë. Që nga tërmeti e tutje ka qenë pranë”, u shpreh ajo.

Një tjetër banore e cila shprehu falënderimet për mbështetjen e Turqisë ndaj tyre ishte edhe Shqipe Hysa, e cila për AA tha se Turqia iu është gjendur pranë për shumë gjëra.

Florenc Muça, familja e të cilët është mbështetur nga TIKA tha se shteti turk iu është gjendur pranë në çdo lloj vështirësie.

“Falënderoj shumë shtetin turk që na është gjendur pranë me ndihma. Na është gjendur pranë në çdo lloj vështirësie. E falënderojmë për gatishmërinë që ka treguar dhe që na është gjendur pranë me ndihma, duke na i plotësuar të gjitha nevojat”, tha Muça.

TIKA ka ofruar mbështetje dhe realizuar projekte në fusha të ndryshme në Shqipëri si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbështetje me ndihma të ndryshme për familjet në nevojë.

Kategoritë
LajmeRajoni