Shqipëri, TIKA ofron ndihmë për fermerët

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dhuruar fara të misrit, fasules dhe jonxhës, si dhe plehra kimike për 50 familje që kanë fëmijë jetimë, në bashkitë Tiranë, Fier, Lushnjë dhe Divjakë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për familjet në nevojë në Shqipëri, ndërkohë në projektin e fundit kanë përfituar dhjetëra fermerë në nevojë, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve nga zyra e TIKA-s në Tiranë, TIKA ka dhuruar fara të misrit, fasules dhe jonxhës, si dhe plehra kimike për 50 familje që kanë fëmijë jetimë, në bashkitë Tiranë, Fier, Lushnjë dhe Divjakë.

Gjatë shpërndarjes të pranishëm ishin Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, si dhe koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan.

TIKA ka ofruar mbështetje dhe realizuar projekte në fusha të ndryshme në Shqipëri si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbështetje me ndihma të ndryshme për familjet në nevojë.

Kategoritë
LajmeRajoni