Shqipëri, vazhdon Simpoziumi Ndërkombëtar për Mësimdhënien në Gjuhën Turke dhe Turkologjinë

Simpoziumi organizohet nga Qendra e Studimeve Ballkanike pranë Universitetit New York në Tiranë, ndërsa partnerë të simpoziumit janë universitete nga Türkiye dhe rajoni, ndërsa mbështetet nga institucione të ndryshme turke

Në Shqipëri ka vazhduar dita e dytë e Simpoziumit Ndërkombëtar për Mësimdhënien në Gjuhën Turke dhe Turkologjinë, me pjesëmarrjen e studiuesve nga disa vende, në ambientet e universitetit të Fondacionit Turk Maarif, Universiteti New York në Tiranë (UNYT), raporton Anadolu Agency (AA).

Simpoziumi organizohet nga Qendra e Studimeve Ballkanike (BAM) që funksionon pranë UNYT-së, ndërsa partnerë të simpoziumit janë universitete nga Türkiye, si dhe nga rajoni, përfshirë Universitetin e Tiranës, dhe mbështetet nga institucione të ndryshme turke.

Gjatë ditës së dytë të simpoziumit, studiuesit kanë paraqitur punimet e tyre mbi temat në lidhje me mësimdhënien për gjuhën turke, botimet dhe letërsia turke në Ballkan dhe tema të tjera.

Qëllimi i simpoziumit (7-9 shtator) është të identifikojë problemet kryesore aktuale në fushën e mësimdhënies në gjuhën turke dhe turkologjisë në Ballkan, duke bashkuar shkencëtarët që punojnë në këtë drejtim për rajonin e Ballkanit, të ofrojë zgjidhje për këto probleme, të vlerësojë hulumtimet shkencore në këto fusha, të zbulojë tema ende të pazbuluara rreth letërsisë turke në Ballkan, të vlerësojë në mënyrë kritike të kaluarën dhe sotmen e kësaj fushe dhe të hedhë dritë mbi studimet e ardhshme.

Sipas organizatorëve, në simpozium synohet të debatohet rreth “studimeve të arsimimit dhe mësimdhënies në gjuhën turke”, “studimeve rreth turkologjisë në Ballkan” si dhe “publikimet dhe letërsia turke në Ballkan”.

Partnerë të simpoziumit janë universitete nga Türkiye, si dhe nga rajoni, përfshirë Universitetin e Tiranës, ndërsa mbështetet nga institucione të ndryshme turke si Institucioni i Lartë i Kulturës, Gjuhës dhe Historisë Atatürk, Ministria turke e Arsimit Kombëtar, Instituti i Gjuhës Turke, Türk Hava Yolları (THY), TIKA, Instituti “Yunus Emre”, YTB dhe kompania ajrore shqiptare, Air Albania.

Kategoritë
LajmeRajoni