Shqipëria e nis sonte kampanjën e re në Ligën e Kombeve, përballet me Islandën

Kombëtarja e Shqipërisë do ta nis sonte kampanjën e re në Ligën e Kombeve.Kuqezinjtë do ta zhvillojnë sonte një ndeshje jo të lehtë si mysafir.

Në “Laugardalsvollur” në Reykjavik, Shqipëria përballet sonte me Islandën.

Në kuadër të grupit 2 të Ligës B, skuadra e Edi Rejës synon sonte fitore ndaj kombëtares islandeze.

Ndeshja e sontme do të zhvillohet nga ora 20:45.

Kategoritë
Sport