Shqipëria në grup me Serbinë në kualifikimet për Kupën e Botës

Sot (e premte) në Nyon të Zvicrës po mbahet ceremonia e ndarjes së shortit për kualifikueset e Botërorit 2026.

Gjithsej 16 ekipe të UEFA-s do të kualifikohen për turneun e zgjeruar me 48 ekipe që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Kujtojmë se Kosova gjendet në vazon e katërt së bashku me kombëtare si Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia etj, ndërsa Shqipëria gjendet në vazon e tretë.

Kupa e Botës do të fillojë më 11 qershor në Mexico City ndërsa do të përfundojë më 19 korrik në New Jersey.

Lajmi në përditësim…

Grupet e Botërorit 2026:

Grupi A: Fituesi Gjermani/Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut

Grupi B: Zvicra, Suedia, Sllovenia

Grupi C: Humbësi Portugali/Danimarkë, Greqia, Skocia

Grupi D: Fituesi Francë/Kroaci, Ukraina, Islanda

Grupi E: Fituesi Spanjë/Holandë, Turqia, Gjeorgjia

Grupi F: Fituesi Portugali/Danimarkë, Hungaria, Republika e Irlandës

Grupi G: Humbësi Spanjë/Holandë, Polonia, Finlanda

Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja Hercegovina

Grupi I: Humbësi Gjermani/Itali, Norvegjia, Izraeli

Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut

Grupi K: Anglia, Serbia, Shqipëria

Grupi L: Humbësi Francë/Kroaci, Çekia, Mali i Zi

/Telegrafi/

Kategoritë
LajmeSport