“Shqiptarët të vrasin për 10 mijë euro”, dënohet ish-bashkëshortja e kapitenit të Romës, kërcënoi biznesmenin me vdekje

7 vjet heqje lirie për ish-bashkëshorten e ish-kapitenit dhe mesfushorit të Romës e Kombëtares së Italisë, Daniele de Rossi. 9 vite nga arrestimi fillestar, Tamara Pisnoli është dënuar nga të gjitha shkallët dhe tashmë duhet të vuajë pas hekurave pasi rezultoi fajtore për akuzat e kërcënimit, zhvatjes, dhunimit dhe pengmarrjes.

Ajo investoi 84 mijë euro në një sistem fotovoltaik por pasi investimi dështoi ajo i kërkoi njeriut që ia propozoi 200 mijë euro. Pasi nuk e mori shumën, ajo e kërcënoi duke i thënë: “E disa mund të paguaj një shqiptar për të të vrarë? 10 mijë euro”.

Më pas shtetasi italian Antonello Ieffi u dhunua fizikisht nga dy persona, të cilët e lanë të shtrirë në rrugë.

Kategoritë
BotaLajme