Shqiptari në Kanada mori dëmshpërblim prej 300 mijë dollarësh pasi paditi shefin e tij për bullizëm

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ontario të Kanadasë ka kompensuar gati 300 mijë dollarë punonjësit shqiptar Rr. O., i cili paditi mbikëqyrësin dhe kompaninë për trafikim dhe abuzim njerëzor, raporton Law Times News.

Punonjësi i përkohshëm St. O. paditi Universal Structural Restorations Ltd. (USRL) dhe mbikëqyrësi Ludgero De-Almeida, me arsyetimin se ai ishte abuzuar, u poshtëruan në mënyrën më të turpshme. Shqiptari tha se ka pësuar ofendime nga mbikëqyrësi në sy të kolegëve, kërcënime lidhur me statusin e emigracionit, por edhe abuzime fizike, duke qenë se e ka goditur me grusht edhe në testikuj.

Shqiptari tha se kompania, drejtpërdrejt nëpërmjet eprorit të tij, e ka abuzuar me të.

“Vendimi është një kujtesë e rëndësishme për punëdhënësit në Ontario se vepra ligjore e trafikimit të qenieve njerëzore zbatohet gjithashtu për rastet e trafikimit të qenieve njerëzore për punë dhe është në dispozicion të punonjësve,” tha avokatja Gillian Round.

St. O., lindur në Shqipëri, shkoi në Kanada në vitin 2017, dhe u punësua “në të zezë” në kompaninë USRL në vitin 2018. Punësimi u bë pas takimit të Rr. O. me De-Almeidan, i cili e ndihmoi të gjente një punë. Pas marrjes së lejes së përkohshme të punës në vitin 2019, Ul. O. vazhdoi të punojë deri në fund të vitit 2020.

St. O. u ankua se ai nuk ishte në gjendje të merrte kompensim nga Bordi i Sigurisë në Vendin e Punës (WSIG) pas një dëmtimi që pësoi kur u rrëzua nga një shkallë ndërsa ishte në punë. Me kthimin në punë, ai u ankua për kushtet e padurueshme të punës dhe u pushua nga puna.

Shqiptari tha se u largua sepse nuk mund të duronte më se si po trajtohej dhe ishte i shqetësuar për atë që mund të ndodhte. Ai tha gjithashtu se ishte i detyruar të paguante një tarifë për lejen e punës dhe të kthente dy dollarë në orë për kohën që punoi.

Në total, shqiptari ka marrë dëmshpërblim prej gati 295 mijë dollarësh.

Kategoritë
BotaLajme