Shtesat për fëmijë, tani mund t’i marrin edhe ata të vitit 2010

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është deklaruar në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Nga kjo ministri është njoftuar se shtesat për fëmijë nga tani e tutje mund t’i marrin edhe fëmijët e lindur në vitin 2010.

Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve bëri të ditur se është hapur aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2010, që të përfitojnë nga këto shtesa.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfeteve njofton qytetarët se është hapur aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2010 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë.

Në vijim mund të gjeni vegëzën për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index…

Kategoritë
LajmeVendi