Shtetasi turk i kërkuar me buletin të kuq kapet në Shqipëri dhe sillet në Turqi

Si rezultat i punimeve është përcaktuar se Akkurt nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkup, ka kaluar në qytetin Pogradec të Shqipërisë, ku edhe është vendosur në një hotel.

Shtetasi turk, Salih Akkurt, i kapur në Shqipëri, i cili kërkohej me buletin të kuq dhe ishte dënuar me 22 vjet burg për “mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat apo institucionet kreditore si mjet” dhe për “arratisje nga burgu”, është sjellë në Türkiye, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara, si rezultat i punimeve të inteligjencës së Departamentit Interpol-Europol pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Türkiyes, janë marrë informacione se Akkurt, i cili kërkohej si i arratisur, mund të gjendet në Maqedoninë e Veriut ose Shqipëri.

Pas kësaj, nëpërmjet kontaktit të kryer me Ministrinë turke të Drejtësisë, është lëshuar buletin i kuq për Akkurt.

Si rezultat i punimeve është përcaktuar se Akkurt nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkup, ka kaluar në qytetin Pogradec të Shqipërisë, ku edhe është vendosur në një hotel.

Më 17 qershor të vitit 2022, informacionet e siguruara i janë përcjellë Njësisë së Interpolit të Shqipërisë, ambasadës turke në Tiranë, konsulencës së Ministrisë turke të Brendshme, si dhe zyrës ndërlidhëse të policisë së Tiranës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Türkiyes, duke kërkuar kapjen e Akkurt me qëllim të ekstradimit të tij në Türkiye.

Vendndodhja e Akkurt është përcaktuar nga Departamentit Interpol-Europol, ndërsa është kapur më 18 qershor të vitit 2022 si rezultat i një punimi të përbashkët të njësive të lartë përmendura.

Procesi i ekstradimit të Akkurt u ndoq në mënyrë të koordinuar nga Ministria turke e Drejtësisë dhe Departamentit Interpol-Europol.

Pasi përfundoi procesi i ekstradimit të tij, Akkurt u soll në Istanbul. Pasi u morr nga policët në Aeroportin Istanbul, ai i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe është dërguar në Zyrën e Aeroportit Istanbul të Drejtorisë së Policisë së Istanbul-it

Kategoritë
BotaLajme