Shtetasja shqiptare me bursë të Türkiye-s, flet për vitet e studimit dhe përvojat e saj në Türkiye

“Gjatë katër viteve kam njohur nga afër edhe kulturën e Türkiye-s, por gjithashtu kam mësuar dhe kam parë nga afër se sa bamirës janë njerëzit në Türkiye dhe se ata mbartin vlera njerëzore”, tha Zhupani

htetasja shqiptare Erinda Zhupani e cila gjatë viteve 2004-2008 ka studiuar në Türkiye në kuadër të programit të Bursave të Kryeministrisë tha se vitet e saj studentore në Türkiye kanë kaluar shumë mirë.

Zhupani në një prononcim për Anadolu Agency (AA) ka folur rreth studimeve për Inxhinieri Kimike në Universitetin Ege në Izmir gjatë viteve 2004-2008 dhe përvojat që ajo ka fituar.

“Türkiye është shumë e bukur, por qyteti i Izmirit është një bukuri tjetër”, tha Zhupani e cila në pyetjen se cilin vend do të preferonte në rast se do shkonte sërish në Türkiye, ajo tha se do të zgjedhë përsëri Izmirin.

Ajo tha se në Universitetin Ege ka kaluar vitet më të bukura studentore.

“Gjatë katër viteve kam njohur nga afër edhe kulturën e Türkiye-s, por gjithashtu kam mësuar dhe kam parë nga afër se sa bamirës janë njerëzit në Türkiye dhe se ata mbartin vlera njerëzore. Kam parë mikpritjen e tyre. Në katër vitet me radhë që kam qëndruar në Türkiye me të vërtetë kanë ofruar vlera shumë pozitive për mua. Shoh që jam një njeri më i mirë”, tha Zhupani duke shtuar:

“Nga njerëzit atje kam shikuar se si reagojnë, ndaj njerëzve për shkak të veprimeve të vogla, ndërsa kur shikojmë se si janë treguar kryesisht ndaj studentëve të huaj vërejmë se janë njerëz shumë bamirës. Për periudhën që kemi qëndruar në Türkiye e kemi ndier veten si në shtëpinë tonë”.

Zhupani e cilësoi Türkiye-n si një “parajsë” në aspektin e natyrës, kulturës së përbashkët, afërsinë me Shqipërinë, kulturës, arkeologjisë dhe aktiviteteve që zhvillohen ndërsa për vitet studentore ajo rikujtoi se kanë kaluar me të vërtetë të plota, të pasura dhe cilësore.

Më tej ajo tregon se në vitin 2008 u kthye në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, se fillimisht filloi punë në Zyrën e Këshilltarit të Tregtisë të Ambasadës së Türkiye-s në Tiranë dhe se këtu punoi për shumë vite.

Në fjalën e saj, Zhupani tha se gjatë kohës që ka punuar në Zyrën e Këshilltarit të Tregtisë, kanë zhvilluar punime lidhur me ekonominë, tregtinë, delegacionet dhe panairet mes dy vendeve.

“Më pas në vitin 2014 u hap Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Türkiye (ATTSO). Me të gjitha informimet e mia pasi njihja kompanitë turke që vepronin në Shqipëri, vëllimin tregtar dhe investimet mes dy vendeve, kalova më pas në Dhomën e Tregtisë. Në periudhën më pas ndoqa aktivitetet ekonomike dhe kulturore të ATTSO. Ndërsa më pas u emërova si sekretare e përgjithshme në ATTSO”, u shpreh Zhupani.

Ajo tha se gjatë këtij procesi ka vizituar shpesh Türkiye-n. Zhupani e cila theksoi se ka gjetur mundësinë të komunikojë me Dhomat Tregtare si Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Bursave të Türkiye-s (TOBB), Dhomën e Tregtisë së Istanbulit, ka marrë pjesë në një sërë udhëtimesh në qytetet Bursa, Eskişehir dhe ka zhvilluar komunikime me institucione të ndryshme të rëndësishme.

Zhupani shtoi se pas një periudhe 3 vjeçare në ATTSO punon në përfaqësinë e Fondacionit Maarif të Türkiye-s në Shqipëri./AnadoluAgency

Kategoritë
LajmeTë ndryshme