Shtetasja ukrainase pranon Islamin në Adana të Turqisë

“Kur u bëra muslimane, u ndjeva më e qetë dhe më e lumtur. Nuk e shpjegoj dot vërshimin e emocioneve dhe lumturisë që ndjeva kur deklarova shehadetin, nuk i mbaja dot lotët nga gëzimi”, tha Alya Ceylin.

Shtetasja ukrainase, Hanna Standik e pranoi Islamin në Adana të Türkiye-s dhe e mori emrin Alya Ceylin.

Sipas deklaratës me shkrim të Myftinisë së Provincës, Hanna Standik, e cila aplikoi për t’u bërë muslimane, deklaroi fjalët e dëshmisë (shehadetit) në ceremoninë e konvertimit të mbajtur në Myftini.

Ukrainasja mori emrin Alya Ceylin.

Myftiu i provincës, Mehmet Taşcı gjithashtu e informoi gruan ukrainase për Islamin dhe Profetin Muhamed.

Duke shpjeguar kënaqësinë dhe lumturinë e tij që gruaja ukrainase të bëhet muslimane, myftiu Taşcı tha: “Motra jonë aplikoi me vullnetin e saj në Myftini sot. Ne morëm masat e nevojshme. Sot ajo u bë muslimane duke shqiptuar fjalët e dëshmisë në prani të dëshmitarëve. Unë e përgëzoj Alya Ceylinin, e cila u bë muslimane duke zgjedhur Islamin. Besoj se motra jonë do ta dojë dhe do ta jetojë më shumë fenë tonë të bukur dhe do të gjejë paqe me të”.

Shtetasja ukrainase, e cila u bë muslimane, poashtu ka deklaruar se ka hulumtuar dhe mësuar për Islamin dhe ka zgjedhur Islamin pa asnjë presion. “Kur u bëra muslimane, u ndjeva më e qetë dhe më e lumtur. Nuk e shpjegoj dot vërshimin e emocioneve dhe lumturisë që ndjeva kur deklarova shehadetin, nuk i mbaja dot lotët nga gëzimi. Shumë kohë më parë vendosa të bëhem muslimane. Kam hulumtuar për fenë Islame. Pashë gjithë bukurinë e fesë Islame. Jam shumë e lumtur që jam muslimane”, tha ajo.

Myftiu Taşçı i dhuroi Alya Ceylinit “Certifikatën e konvertimit” dhe libra të ndryshëm fetarë.

Kategoritë
BotaLajme