Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dislokojnë në Lindjen e Mesme gjashtë bombardues strategjikë B-52

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dislokojnë në Lindjen e Mesme gjashtë bombardues strategjikë B-52, secili prej të cilëve mund të mbajë deri në 32 ton ngarkesë luftarake. E gjithë rajoni i Lindjes së Mesme po bën përgatitje duke pritur një sulm të mundshëm hakmarrës të Iranit ndaj Izraelit. Në kuadër të këtyre përgatitjeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rrisin praninë e tyre në rajon.

Ka pasur një rritje të papritur të numrit të transportit ajror, përkatësisht avionëve të ngarkesave të forcave ajrore amerikane që sjellin pajisje dhe armë. Si masë shtesë, për herë të parë pas një periudhe të gjatë, Forcat Ajrore të SHBA-së transferojnë gjashtë bombardues strategjikë B-52 në rajon.

Bombarduesit strategjikë amerikanë B-52 përbëjnë shtyllën kurrizore të aviacionit strategjik amerikan me rreze interkontinentale dhe me mundësi të mëdha. Ky bombardues mbart deri në 32 ton ngarkesë luftarake, përfshirë bomba të llojeve të ndryshme, sensorë dhe pajisje.

Në Lindjen e Mesme, këta avionë dhe avionë të këtij rangu zakonisht janë të vendosur në bazën ajrore Al Udeid në Katar.

Kategoritë
BotaLajme