Shteti me politikanët më të rinj në botë

Pozicionet e larta politike zakonisht i zënë njerëz në moshë të shtyrë. Kemi rastin e Joe Biden, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili u bë President në moshën 78-vjeçare dhe theu rekordin e vendosur nga paraardhësi i tij (Donald Trump) dhe Ronald Reagan, i cili mori detyrën në moshën 77-vjeçare.

Por, një shtet evropian, po ndjek rrugën e kundërt, duke qenë vendi me përqindjen më të lartë të politikanëve të rinj. Po flasim për Norvegjinë, që sipas të dhënave të publikuara nga Unioni Ndërparlamentar (IPU), qeveriset nga politikanë të rinj.

Edhe pse kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, është 62 vjeç, historia e politikanes Maren Grøthe bie në sy. Përfaqësuese e Senterpartiet (Partia e Qendrës) në Storting (Asambleja Kombëtare), ajo u bë vitin e kaluar politikania më e re në historinë norvegjeze që u zgjodh si përfaqësuese e Parlamentit, në moshën 20-vjeçare. Grøthe është një nga 23 përfaqësuesit nën moshën 30 vjeç në Dhomën e Ulët të Norvegjisë.

Në fakt, nuk është e vetmja gjë që tërheq vëmendjen nga Norvegjia. Në Asamblenë Kombëtare të vendit europian është evidente edhe mosha mesatare e deputetëve, e cila arrin në 46 vjeç. Disa të dhëna që janë në kontrast me ato të vendeve të tjera si Shtetet e Bashkuara, ku mesatarja është më e lartë.

Nga ana tjetër, në Evropë gjejmë rastin e kryeministres së Finlandës, socialdemokrates Sanna Marin. E emëruar nga Parlamenti Finlandez si Kryeministër në dhjetor 2019, Marin u bë kryeministrja më e re në botë, duke pasuar Antti Rinne. Sebastian Kurz, ish-kancelar austriak midis 2017 dhe 2021, u bë kryeministri më i ri në historinë e vendit, në moshën 31-vjeçare.

Kategoritë
BotaLajme