Shtohet Projektligji për Fondin Sovran në Programin Legjislativ, së shpejti në Kuvend

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Projektligji për Fondin sovran është shtuar në Programin Legjislativ dhe së shpejti pritet të shkojë edhe në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria ka bërë të ditur se me anë të një mbledhje të mbajtur në mënyrë elektronike, ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ për vitin 2023.

“Qeveria e Republikës së​ Kosovës ka zhvilluar mbledhjen në formë elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2023. Me këtë rast, në Programin Legjislativ të këtij viti është shtuar Projektligji për Fondin Sovran.”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi