Shtuni: Qasja e Kurtit është sjellje sfiduese ndaj aleatëve

Qasja e kryeministrit Kurti ndaj aleatëve dhe brenda hapësirës shqiptare ka qenë jo bashkëpunuese dhe jo konstruktive.

Kështu u shpreh eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni në RTK, derisa shtoi se kryeministri Kurti nuk ka pranuar as këshillat e SHBA-së,as të vendeve të QUINT-it, as të BE-së, NATO-s, KFOR-it.

“Kryeministri Kurti nuk konsultohet për çështje kaq madhore dhe në një situatë të tillë krize as me partitë opozitare në Kosovë, as me kryeministrin e Shqipërisë, apo partitë opozitare atje, por as me paritë shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, sqaroi më tej Shtuni.

Ai shtoi se edhe nëse në parim ka të drejtë, në praktikë e ka gabim sepse i vetëm nuk mund të bëjë askush asgjë dhe kjo qasje të çon drejt izolimit”, deklaroi eksperti i i sigurisë, Adrian Shtuni në RTK.

Shtuni më tej shtoi se një qasje kundrejt veriut të Kosovës në mënyrë të pamatur, dëmton besueshmërinë e kryeministrit, dëmton besueshmërinë e vendit dhe është një sjellje sfiduese ndaj aleatëve.

“Dhe nëse nuk korrigjohet, ka me pasur pasoja akoma më të mëdha negative në marrëdhëniet me NATO-n dhe aleatët të tjerë, të cilët janë duke garantuar me jetët e ushtarëve të tyre sigurinë dhe shtetësinë e Kosovës”, deklaroi Shtuni.

Kategoritë
LajmeVendi