Shtyhet afati për vendosjen e pajisjeve për matjen e nivelit të zhurmës – Rama: Gjobat shkojnë deri në 5 mijë €

Kryetari i kryeqytetit Përparim Rama bashkë me Shoqatën e Gastronomëve kanë mbajtur konferencë lidhur me aplikimin e rregullores për orarin e punës dhe matjen e nivelit të zhurmës në sektorin e Gastronomisë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Rama tha se është shtyrë për 14 ditë afati që gastronomët të aplikojnë për pajisje për matjen e nivelit të zhurmës.

Sipas tij, gjobat për shkeljet eventuale fillojnë nga 500 deri në 5 000 euro, madje edhe mund të ketë mbyllje të lokaleve.

“Siç e kemi thënë me herët me këtë rregullore përcaktohet orari i punës në sektorin e gastronomisë si dhe mbrojtja nga zhurma për banorët. I kemi përfunduar seancat me të gjitha palët”.

“Për herë të parë në kryeqytet më në fund kemi filluar që të krijojmë kushte për bashkëjetesë të shëndetshme ndërmjet banorëve dhe këtij sektori. Këtë konferencë për shtyp e kam thirrur që të bëjë thirrjen e fundit për sektorin e gastronomisë për aplikimi për pajisje, edhe pse afati për aplikim ka skaduar kam shprehur vullnet që ta shtyjmë afatin për pajisje edhe për 14 ditë”.

“Në rast të dështimit të respektimi të kësaj rregullore, e kemi hartuar së bashku, do të fillojmë me fazën e ndëshkimeve me gjoba që fillojnë nga vlera minimale 500 euro deri në 5 mijë euro. Në raste të shkeljeve Inspektorati do të pezulloj punën e objektit afarist deri në 8 ditë. Ftoj pronarët që të aplikojnë sa më parë që të pisen më certifikatën për muzikë”.

Arian Vranica përfaqësues i Shoqatës së Gastronomëve, tha se kjo rregullore është hartuar në bashkëpunim me ta, por që shtoi se duhet ende kohë për vetëdijësim.

“Në si shoqatë kemi ardhur me propozime që të jemi baras para ligjit. Për këtë e kemi bërë një rregullore, natyrisht që këto zgjidhje kërkojnë kohë për vetëdijesim. I kemi reflektuar shqetësimet tona, edhe fazat janë të gjata”.

“Po tentojmë që ta kemi një konsensuse të përgjithshme, qoftë banorët me lokalet, që të mos kemi telashe me njëri tjetrin. Janë 10-11% e bizneseve që kualifikohen”, tha ai.

Florian Dushi drejtor i Inspekcionit, tha se shyrja e afati po bëhet me qëllim që të gjendet një zgjidhej e balancuar ndërmjet kërkesave të qytetarëve dhe bizneseve, raporton EO.

“Janë tejkaluar të gjitha afatet, duke e konsideruar këtë proces kemi treguar mirëkuptim. Ka qenë edhe kërkesë e shoqatave dhe vullnet i mirë i kryetarit dhe në sot bëjmë thirrje që lokalet të pajisen. Qëllimi është që të bëhet një zgjidhej e balancuar në mese kërkesave të qytetarëve dhe bizneseve”, tha ai.

Subjektet afariste me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:

  • Kopjen e certifikatës së biznesit;
  • Kopjen e certifikatës së pronës ose kopjen e kontratës mbi qiranë
  • Kopjen e letërnjoftimit të pronarit/es të biznesit;
  • Kopjen e  letërnjoftimit të menaxherit/es së subjektit që do të jetë pikë kontakti për këtë aplikim;
  • Kopja e faturës së rrymës për muajin paraprak (dëshmi adrese);
  • Email adresa dhe numri i telefonit të menaxherit/es së subjektit.

Subjekti afarist obligohet që në marrjen e çertifikatës të paguajë taksën e njëhershme, në vlerë prej 180 euro për çdo pajisje, që mbulon shpenzimet e pajisjes dhe mirëmbajtjes së saj sipas rregullores në fuqi.

Kategoritë
LajmeVendi