Shtyhet Festivali për fëmijë “Fluturat 2023”, do të mbahet në dhjetëditëshin e parë të qershorit

Njoftim për shtyrjen e Festivalit për Fëmijë “Fluturat”

Organizata “I Helix”, i ka bërë të gjitha përgatitjet që Festivali për Fëmijë “Fluturat” të mbahet me 1 qershor nën qiell të hapur në Kejin e Lumbardhit.

Por koha e paqëndrueshme që po mbretëron, na detyron ta ndërmarrim hapin aspak të dëshirueshëm për ne, shtyerjen e Festivalit.

Metereologët parashikojnë shi në natën e 1 qershorit, kështu që Organizata “I Helix” ka marrë vendim për shtyrjen e Fetsivalit.

Festivali do të mbahet brenda dhjetë ditëve të para të qershorit sapo të stabilizohet koha.

Kërkojmë mirëkuptm nga publiku dhe pjesëmarrësit, sepse nuk dëshirojmë që Festivali të mbahet dikund tjetër pos nën qiellin e hapur, në kejin e Lumbardhit.

Me respekt:
Stafi i Organizatës “I Helix”

Kategoritë
LajmeTë ndryshmeVendi