Shtyhet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit, është shtyrë.

Në njoftim bëhet e ditur, se procesi gjyqësor ndaj tyre do të rifillojë më 12 qershor, në ora 09:00, përcjell Paparaci.

Një zhvillim i tillë vjen ndërkohë të martën është dëgjuar dëshmia e dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Megjithatë, dhe dëgjimi i këtij dëshmitari është pezulluar që ishte paraparë të mbahej më 24 maj.

Kategoritë
LajmeVendi