Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë e vlefshme për Grupin B në Euro 2024.
Kombëtarja e Shqipërisë ishte ajo e para që shënoi për 1:0 me anë të Nedim Bajramit, që ishte goli më i shpejt në histori.
Por, ekipi i Spallettit u rikthye në lojë shpejtë dhe shënoi dy gola për të kaluar në epërsi.
Golin e barazimit fillimisht e shënoi mbrojtësi Bastoni në minutën e 11’të dhe më pas Barella në minutën e 16’të shënoi të dytin.
Kujtojmë që kjo ndeshje po zhvillohet në “Iduna Park” dhe po mbretëron një atmosferë fantastike nga tifozët “kuqezi”.