Shumica e lojtarëve të Milanit nuk e tradhtuan Fonsecan – por sot është prova e vërtet

La Gazzetta dello Sport vëren se shumica e lojtarëve të Milanit ‘nuk e tradhtuan’ trajnerin e tyre Paulo Fonseca në ndeshjen e fundit të Serie A kundër Udineses, por sot një provë më e rëndësishme i pret kuqezinjtë, ku presin Club Brugge në Ligën e Kampionëve. 

Fonseca mori disa vendime të prera në fitoren 1-0 të Milanit ndaj Udineses të shtunën, kur vendosi në stol Rafael Leao, Fikayo Tomori dhe Tammy Abraham. 

Dyshja angleze  zemëroi trajnerin portugez para pushimit me kombëtare duke injoruar hierarkinë e goditjeve të penalltisë ndaj Fiorentinës, ndërsa Leao qëndroi në stol si vendim teknik. 

Trajneri portugez shpjegoi të shtunën se skuadra është “më e rëndësishme” se çdo lojtar . 

Gazetari i La Gazzetta dello Sport, Sebastiano Vernazza, vëren se shumica e lojtarëve të Milanit “nuk e tradhtuan” trajnerin e tyre të shtunën, veçanërisht pasi Tijjani Reijnders mori një karton të kuq direkt në pjesën e parë.

Disa nga emrat më të mëdhenj të Milanit nuk e nisën ndeshjen në “San Siro” të shtunën, por përgjigja nga pjesa tjetër e skuadrës ishte inkurajuese. Edhe Fonseca vlerësoi qëndrimin e lojtarëve në një konferencë për shtyp para ndeshjes të hënën. 

Lojtarët e Milanit dëshmuan se qëndrojnë në anën e trajnerit, por një provë edhe më e madhe pritet për kuqezinjtë dhe trajnerin e tyre. 

Sot, Milani do të presë Club Brugge në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë tashmë kanë humbur kundër Liverpool dhe Bayer Leverkusen, dhe ndeshja e radhës në Evropë do të jetë kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. Vetëkuptohet që ndeshja e kësaj mbrëmje është e domosdoshme për ekipin dhe Fonsecan, ku ai tregoi se Rafael Leao rikthehet në formacionin fillestar

Kategoritë
LajmeSport