“Shumica e pjesëve të dronëve iranianë që Rusia përdor janë prodhim të kompanive perëndimore”

Inteligjenca e Ukrainës pretendon se shumica e pjesëve të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) të prodhimit iranian që Rusia përdor në Ukrainë janë prodhuar nga kompanitë perëndimore.

Inteligjenca e Ukrainës pretendon se shumica e pjesëve të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) të prodhimit iranian që Rusia përdor në Ukrainë janë prodhuar nga kompanitë perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “The Wall Street Journal”, në raportin e Komisionit të Pavarur për Luftën kundër Korrupsionit (NAKO) institucion i shoqërisë civile me qendër në Kiev që zhvillon punime për sigurinë kombëtare të Ukrainës dhe i cili bazohet në inteligjencën e Ukrainës, pretendohet se rreth 75 për qind e më shumë se 200 pjesëve kryesore që përbëjnë dronët iranianë të përdorur kundër Ukrainës, janë prodhuar nga kompani amerikane.

Në raport janë ndarë rezultatet e inspektimeve të kryera mbi disa mjete përfshirë edhe dronin Mohajer-6 të prodhimit iranian i cili është ulur në tokë nga ushtria e Ukrainës pa u dëmtuar. Në dronin Mohajer-6, krahas kompanive amerikane ndodhen pjesë të prodhuara edhe nga kompanitë me qendër në Japoni dhe Izrael.

Motori ndihmës i Mohajer-6 thuhet se është prodhuar nga kompania Tonegawa-Seiko në Japoni ndërsa disa pjesë elektronike nga Microchip Technology në SHBA dhe nga Infineon Technologies në Gjermani.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se është vërejtur që lentja teleskopike me infra të kuqe që përdoret në mjet është e njëjtë me modelin e prodhuar nga kompania Ophir Optronics Solutions nën strukturën e MKS Instruments.

Chris Johnston, themeluesi i kompanisë Ophir Optronics Solutions tha se një pjesë e lentes teleskopike me infra të kuqe në Mohajer-6 duket e njëjtë me pajisjet që ata prodhojnë, por që disa pjesë janë të ndryshme në krahasim me prodhimet e tyre.

Johnston, ka mbrojtur idenë e tij se nuk i kanë shitur pjesë Iranit dhe se nuk kanë shkelur sanksionet kundër Iranit. Ai thekson se këto pjesë mund të jenë siguruar nga dronët e vendeve perëndimore të rrëzuar në Irak dhe Afganistan ose nga blerësit që shkelin sanksionet.

Në raport thuhet se shumica e pjesëve që ndodhen në mjetet ajrore pa pilot nuk janë nën kontrollin e eksportit dhe se mund të jenë blerë lehtësish nga interneti ose mund të jenë dërguar në Iran nëpërmjet vendeve të tjera.

Zëdhënësja e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes, Mayan Lazarovich në një vlerësim lidhur me gjetjet në raport tha se ekzaminimet janë ende në vazhdim.

Lidhur me rezultatet e ekzaminimeve paraprake të institucioneve që kontrollojnë eksportin ndërkombëtar, Lazarovich tha se lentet teleskopike me infra të kuqe në Mohajer-6 nuk janë pjesë të kontrolluara nga shteti ose nga pjesët e mbrojtjes që mund të përdoren për qëllime ushtarake dhe civile.

Kategoritë
BotaLajme