Si e ndezi sërish konfliktin SHBA-Kinë ‘balona kineze’

Një objekt që dyshohet të jetë një balonë përgjimi kineze fluturoi mbi qiellin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas zyrtareve amerikan qëllimi i kësaj balone është survejimi. Kjo lëvizje kineze i tensionon më shumë marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA, dy ekonomitë më të mëdha në botë, të cilat kohët e fundit, kanë qenë të nxehta për shkak të Tajvanit dhe gjendjes së të drejtave të njeriut në Kinë, si edhe aktivitetit të saj ushtarak në Detin e Kinës Jugore. Uashingtoni e ka gjurmuar balonën që kur ajo hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së disa ditë më parë, duke e mbikëqyrur atë me avionë ushtarakë amerikanë. Nuk është hera e parë që balonat kineze fluturojnë mbi SHBA-në, pasi ky fenomen ka ndodhur disa herë vitet e fundit, por kjo balonë e fundit duket se ka qarkulluar më gjatë se në rastet e mëparshme.

Pasi fluturoi për disa ditë mbi objekte të ndryshme ushtarake në të gjithë Amerikën e Veriut u rrëzua me urdhër të presidentin Joe Biden nga ushtria amerikane.

Pentagoni goditi dhe rrëzoi me raketë balonën kineze sipas këshillave të sigurisë kombëtare të cilët kishin vlerësuar se koha e duhur për të kryer një operacion të tillë ishte kur objekti fluturues të kalonte mbi oqean, me qëllim shmangien e një tragjedia në tokë.Menjëherë pas kësaj nuk ka vonuar dhe reagimi nga Pekini duke iu kundër përgjigjur akuzave të SHBA-ve për “balonën e përgjimit”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning, tha se Kina është një komb i përgjegjshëm dhe nuk shkel hapësirën ajrore të vendeve të tjera. “Kina është një vend përgjegjës. Ne veprojmë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Nuk kemi ndërmend të shkelim hapësirën ajrore të vendeve të tjera”, u shpreh ajo.

Më pas ajo bëri me dije se një veprim i tillë nga ana e SHBA-së do të ketë një përgjigje dhe nga ana e Kinës. “Kina do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanisë në fjalë dhe rezervon të drejtën për të dhënë përgjigje të mëtejshme nëse është e nevojshme”,tha ajo.

Edhe pse është pothuajse e  pamundur të supozohet se çfarë do të ndodhe në vijim, shumë analistë nuk e kanë përjashtuar faktin se përgjigja kineze mund të marrë formën e provokimeve të mëtejshme. James Anderson, një ish-zyrtar i mbrojtjes i SHBA-së në administratën Trump, i tha Fox Neës se Pekini do të vazhdojë të pretendojë se Shtetet e Bashkuara e kanë tepruar në reagimin e tyre dhe madje ata mund të angazhohen në provokime të mëtejshme kundër interesave të Shteteve të Bashkuara në ditët në vazhdim

Anderson ngriti një hipotezë të mundur dhe me shumë ndikim. Sipas ish-zyrtarit amerikan, Kina mund të ndërhyjë për të rikuperuar pjesët e hedhura në oqean.

“Shpresojmë që të mos ndodhe diçka e tillë por dua të theksoj se është e mundur, që në ditët në vijim anijet e Ushtrisë Çlirimtare Popullore do të angazhohen në ujërat territoriale të SHBA-së për të kërkuar pjesët e balonës për t’i rikuperuar ato.

Nëse diçka e tillë do të ndodhte, luftanijet amerikane u lind e drejta ligjore për të sulmuar anijet kineze në ujërat e territoreve të tyre, një ndërhyrje që nuk këshillohet pasi pasojat e kësaj do të ishin të paimagjinueshme. Ndërsa aspekti i dytë që duhet të marrë parasysh ka lidhje me Tajvanin. “Kina ka të ngjarë të vazhdojë të fajësojë Shtetet e Bashkuara për rrëzimin e balonës. Jo vetëm kaq, Pekini mund të përdorë rrëzimin e balonës për të justifikuar çdo inkursion në hapësirën ajrore të Tajvanit ose, akoma më keq, për të rrëzuar avionët rivalë që duhet të kalojnë mbi ujërat shumë të nxehta të Detit të Kinës Jugore”, u shpreh ai. E gjithë kjo padyshim do të shkaktonte më shumë se një reagim të thjeshtë diplomatik amerikan, me pasoja që është e vështirë të parashikohen.

Me fjalë të tjera, i njëjti parim i miratuar nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me atë që qeveria kineze do të vepronte, nëse një objekt i padëshiruar do të kalonte nëpër një nga zonat e shumta të diskutueshme i vendosur midis Kinës dhe Tajvanit, do të ishte legjitime që Kina do ta asgjësonte atë.

Edhe pse të gjitha këto janë thjesht hipoteza diçka është e sigurt, kjo ngjarje do të ketë pasoja në marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes SHBA-së dhe Kinës.

Kategoritë
BotaLajme