Gjyqtari anglez, Anthony Taylor, nuk akordoi penallti për Gjermaninë ndaj Spanjës në barazimin 1-1 në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Spanja kaloi tutje me golin e Mikel Merinos në minutën e 119-të, por gjermanët janë të tërbuar me vendimin e gjyqtarit Taylor.
Kujtojmë, Jamal Musiala gjuajti në portë nga maja e zonës së rreptësisë dhe topi goditi në dorë mbrojtësin e Spanjës, Marc Cucurella në rrugën drejt portës.
Para Euros, gjyqtarët morën udhëzime të veçanta se si të trajtojnë lojën me dorë dhe rasti si ai i Cucurellas është një shembull i qartë i asaj që nuk duhet të dënohet.
Një shembull specifik shumë i ngjashëm me atë të Cucurellas u shfaq në konferencën para-turne të Euro 2024 për lojën me duar, ku tregohej se ai rest nuk ishte penallti.
Kur krahu afër trupit, duke shkuar poshtë/vertikalisht dhe/ose një pozicion prapa vijës së trupit, nuk është penallti”, thuhet në rregullat e UEFA-s për lojën me dorë.
Spanja fitoi me rezultat 2-1 duke kaluar tutje në gjysmëfinale, ku do të takohet me Francën.