Rodri vazhdoi ecurinë e tij të pamposhtur pasi Manchester City fitoi ndeshjen e tyre kundër Nottingham Forest.
Tani kanë kaluar 70 ndeshje dhe 449 ditë që kur ai humbi një ndeshje për klubin e tij.
Por, çfarë ndodhi me humbjen ndaj Real Madridit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, mund të pyesë një tifoz kurioz.
Jo, seria e pamposhtur e Rodrit vazhdon falë rregullave të FIFA-s.
Rregulli thotë: “Një ekip që humbet në penallti eliminohet nga turneu, ndërsa skuadra fituese kalon në raundin tjetër ose kurorëzohet kampion, por ndeshja klasifikohet si barazim nga FIFA”.
Kjo është e gjitha, teknikisht Rodri nuk humbi nga Real Madridi