Si funksionon stërvitja “horror” e Antonio Conte-s?

Mediat angleze nuk arrijnë të shkëputen nga pamjet e pak orëve më parë në Korenë e Jugut ku lojtarët e Tottenham u dukën të sfilitur në fund të seancës stërvitore të trajnerit Antonio Conte.

Filmimet dhe fotot bënë xhiron e botës por çfarë ka saktësisht menuja stërvitore e italianit? Sipas “Football London” në fund të stërvitjes, Conte kërkon disa xhiro me vrap të shpejtë në të gjithë gjatësinë e fushës.

I vetmi që qëndroi në këmbë në fund të ushtrimit ishte Troy Parrot, pranoi gjithashtu se ishte shumë e vështirë ta çonte deri në fund seancën por shton se do ta ndihmojë shumë skuadrën gjatë muajve të ardhshëm.

Nën drejtimin e përgatitësit atletik, Gian Piero Ventrone, lojtarëve iu kërkua të bëjnë 42 xhiro në fushën 105 metra të gjatë por ata finalizuan vetëm 30. Vetëm Parrot shkoi deri në fund të ushtrimit ndërsa të tjerë, përfshirë edhe Kane, vollën.

As Son Heung-min i mësuar me klimën koreane, nuk arriti t’ia dilte mbanë. Por nuk është ky ndryshmi i vetëm që ka aplikuar Conte, i cili menjëherë pasi u bashkua me Toittenham në muajin nëntor, bëri ndryshime radikale në dietën e lojtarëve.

Eleminoi ushqimet e rënda dhe salcat që britanikëve u pëlqejnë shumë. Eleminoi gjithashtu lëngjet e frutave por edhe vajin dhe brumërat.

Kategoritë
Sport