Si ka qenë Fehmi Lladrovci si komandant dhe si nxënës – flasin bashëkluftarët e tij

Bashkëluftëtrët e Fehmi Lladrovcit, Sabit Lladrovci dhe Ferki Karaxha, kanë treguar se si ka qenë Fehmiu si komandant dhe si nxënës.

“Fehmi lladrovci si komandant ka qenë shumë i afërt me ushtarë dhe brenda ditës vetë tregon puna e tij, janë bashkëngjitur brenda një afati shumë të shkurt në Shkabën 1 diku 58 ushtarë e në Shtabën 2 përmbi 60 ushtarë. Vetë kallzon dashja dhe përkrahja e tij. Fehmi Lladrovci ka ardhë me një përvojë jashtëzakonisht të mirë, sepse ka luftuar në Kroaci, dhe përvojën e tij ka dashtë ta shpërndajë te secili se shumica e ushtarëve kanë qenë të ri. Eprorët e  ish Jugosllavisë që kanë qenë aty, i ka angazhu dhe përvojën e tyre i ka shti me transferu te ushtarët e rinj  që me qenë sa më të përgatitur mirë”, tha Ferki Karaxha në “Frontal”.

“Ka qenë nxënës shumë shembullor prej shkollës fillore, fakultet në Prishtinë e në Zagreb. Neve sna ka ra shumë me gëzu rininë tonë, masi në burg”, tha Sabit Lladrovci.

Kategoritë
LajmeVendi