Si të njihni simptomat e sulmit në tru me kohë

Goditja në tru është çrregullim i papritur neurologjik i shkaktuar nga një çrregullim i qarkullimit cerebral, i cili çon në një furnizim të pamjaftueshëm me oksigjen dhe lëndë ushqyese në pjesë të caktuara të trurit

Mungesa e oksigjenit dhe e lëndëve ushqyese shkakton dëmtime dhe vdekje të qelizave nervore duke rezultuar në dëmtim të trurit dhe humbje të funksioneve që ajo pjesë e trurit kontrollon.

Një goditje në tru mund të jetë rezultat i një bllokimi në arterien që furnizon trurin me gjak, që quhet goditje ishemike ose infarkt cerebral, që është edhe më i shpeshti. Por mund të ndodhë edhe për shkak të një këputjeje të një ene gjaku në tru kur ka një dalje gjaku në tru, ose një goditje hemorragjike.

Simptomat më të zakonshme të një goditjeje ndodhin papritur:

Mpirje, dobësi ose humbje e papritur e krahut, këmbës ose fytyrës, veçanërisht nëse preket vetëm njëra anë e trupit

Probleme të papritura të të folurit – vështirësi në të kuptuarit, shqiptimin ose humbjen e të folurit

Çrregullime të papritura vizuale – turbullim i papritur ose humbje e shikimit,

Çrregullime të papritura të ecjes, pasiguri dhe lëvizje në ecje, humbje e ekuilibrit, marramendje

Dhimbje koke e papritur e fortë, mund të shoqërohet me marramendje dhe të vjella

Faktorët e rrezikut për goditje në tru:

▪ pirja e duhanit,
▪ dieta jo e duhur,
▪ pasiviteti fizik,
▪ obeziteti,
▪ konsumi i shtuar i alkoolit,
▪ presioni i lartë i gjakut,
▪ kolesteroli i lartë,
▪ diabeti,
▪ sëmundjet e zemrës (veçanërisht fibrilacioni atrial),
▪ ataku ishemik kalimtar (TIA).

Kategoritë
FamiljeShëndetësi