Si u krijua fotografia e futbollit të shekullit: Shikoni skenat nga xhirimet e Messit dhe Ronaldos

Fotoja e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos konsiderohet nga shumë njerëz si fotografia më e madhe e futbollit të këtij shekulli dhe kompania Louis Vuitton publikoi një video për atë që ndodhi në prapaskenë.

Ronaldo dhe Messi “luanin” shah në një foto virale në kuadër të fushatës reklamuese të markës Louis Vuitton. Fotoja tregon një detaj në të cilin dyshja legjendare e futbollit po mendon për lëvizjen e radhës në një çantë Louis Vuitton që shërben si tabelë shahu.

Marka franceze e modës Louis Vuitton ka arritur të bëjë diçka që askush nuk e ka bërë më parë. Në fushatën e tyre reklamuese, ata tërhoqën dy nga rivalët dhe futbollistët më të mëdhenj që bota ka parë në dekadat e fundit dhe gjithçka shkoi nën sloganin “Victory is a state of mind”.

Fotoja u publikua vetëm një ditë para fillimit të Botërorit, ndaj marka franceze e modës mendoi për kohën e duhur të publikimit.

Një ditë më vonë, Louis Vuitton publikoi një video mjaft interesante në të cilën mund të shihni se si u krijua fushata, pra fotoja futbollistike e shekullit që do të bëhet pjesë e historisë.

Fotoja është realizuar nga fotografja me famë botërore Annie Leibovitz. Se si dukej gjithçka mund ta shihni në videon hit të publikuar në kanalin zyrtar të Vuitton në YouTube.

Kategoritë
Sport