Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e sheh të ardhmen e tij përtej Metropolitanos.
Kjo është sipas ekspertit kryesor të Okdiario, Eduardo Inda, kur foli në El Chiringuito mbrëmë.
Ai deklaroi: “ Diego Pablo Simeone ka një kontratë deri në vitin 2027, të rinovuar një vit më parë. Ata më thonë se mund të jetë sezoni i tij i fundit me Atleticon”.
“Ata më thonë me arsyetimin se ka pasur shumë vite. Më thonë se ka filluar të shqetësohet. Gruaja dhe familja nuk duan që ai të largohet nga Madridi, por ai do të studionte mundësinë për të parë largimin e tij natyral që do të të jetë në një ekip italian, që do të ishte Interi, të cilin ai e njeh mirë”.
“Verën e ardhshme, me shumë gjasa, ndryshimi i pronësisë së klubit është rënë dakord nga pikëpamja e biznesit. Kjo mund të bëjë që Cholo të largohet në atë moment”.
“Ai është një trajner i madh, ai është një gjeni futbolli, por 13 vjet, asnjë trajner nuk ka zgjatur kaq gjatë”, ka shtuar më tej Inda