Simpatizantët e organizatës terroriste PKK në vendin evropian u përpoqën të sabotonin procesin e votimit për zgjedhjet e Turqisë

Vazhdojnë procedurat e votimit  jashtë vendit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 majit në Turqi

Datat e votimit jashtë vendit, ku numërohen 3 milionë e 416 mijë e 98 votues në total, janë përcaktuar 27 prill-9 maj.

Franca, ku jetojnë 397 mijë e 86 votues, spikat si vendi me numrin më të madh të votuesve pas Gjermanisë.

Megjithatë, simpatizantët e organizatës terroriste PKK në vendin evropian u përpoqën të sabotonin procesin e votimit.

Momentet kur mbështetësit e organizatës të mbledhur në Marsejë kanë vënë në shënjestër qytetarët turq që kanë shkuar në qendrat e votimit, janë pasqyruar në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Qytetarët, përfshirë familjet me foshnja, reaguan ashpër ndaj sulmeve të anëtarëve të PKK.

Kategoritë
BotaLajme