Simpoziumi shkencor “Kosova Turqia Ditët e Forenzikës”, do të organizohet në Izmir të Turqisë

Simpoziumi shkencor “Kosova Turqia Ditët e Forenzikës” organizohet në Izmir të Turqisë, me 25 dhe 26 prill . Ky simpozium i rëndësishëm do të fokusohet në fushën e forenzikës dhe do të sjellë së bashku ekspertë të ndryshme  nga Kosova dhe Turqia.

Ky simpozium organizohet në bashkëpunim me Universitetin Izmir Katip Celebi, University of Business and Technology (UBT College), Qarku i Foçës dhe Shoqatës së Shkenctarëve Ligjore me përkrhajen e Komunës së Foça-së

Simpoziumi do të mbulojë tema të ndryshme siç janë shkencat penale, kriminalistika, analiza e gjurmëve, analiza e ADN-së, toksikologjia dhe analiza e ballistikes. Shkencëtarët dhe ekspertët do të diskutojnë për teknologjitë e fundit dhe metodat më të mira për të zgjidhur çështje të ndryshme penale.

Ky simpozium do të jetë një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përparimeve në fushën e forenzikës, duke ndihmuar në përmirësimin e mëtejshëm të proceseve dhe praktikave të ndjekura në Kosovë dhe Turqi.

Simpoziumi “Kosova Turqia Ditët e Forenzikës” është një ngjarje e rëndësishme shkencore dhe profesionale në fushën e forenzikës, dhe do të jetë një mundësi e mirë për të marrë pjesë dhe për të ndjekur zhvillimet më të fundit në këtë fushë.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme