Sindikata e Policisë së Kosovës reagon për sulmin ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj

Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj, ku është plagosur njëri nga ta.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit.

Reagimi:

Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj, me qërast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit!

Jemi duke e përcjellur me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konformë informatave që do t’i sigurojmë…

Zyrtarëve policor, të cilët gjenden në trajtim mjekësor u dëshirojmë shërim të shpejtë!

Kategoritë
LajmeVendi