Sindikata i viziton në spital policët që u vetëaksidentuan në Zveçan – sigurimi i plotë shëndetësor i domosdoshëm

Përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Kosovës kanë vizituar policët e lënduar në vetaksidentin në Zveçan.

Në njoftim thuhet se Sindikata shpreh solidaritetin e saj të plotë për zyrtarët policorë të lënduar.

“Sot, nënkryetari i Sindikatës, z. Avdi Hoti, së bashku me z. Besim Krasniqi, Kryetar i Shtabit të Përgjithshëm në DPP, vizituan policët e lënduar, duke shprehur kujdesin dhe përkushtimin e Sindikatës për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.”

Sindikata u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë dhe i ka inkurajuar ata “që të vazhdojnë me forcë dhe guxim në mbrojtje të ligjit, sigurisë dhe rendit kushtetues dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”.

Ata theksojnë domosdoshmërinë e sigurimit të plotë shëndetësor për policët.

“Ngjarje e fundit dhe ngjarje të tilla theksojnë domosdoshmërinë e sigurimit të plotë shëndetësor për policin e Kosovës që çdo ditë përballen me rreziqe të shumta. Sindikata i bën thirrje edhe një herë institucioneve shtetërore të trajtojnë me prioritet sigurimin shëndetësor për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Përkushtimi ndaj mirëqenies së policëve nuk është vetëm një detyrim ndaj tyre, por një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe efikasitetit në shërbim të qytetarëve.”

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi