Singapor, nesër ekzekutohet një trafikant i marijuanës

Singapori ka një nga ligjet më të rrepta kundër drogës në botë, kurse sipas BBC-së, nesër do të ekzekutohet i dënuari Tangaraj Suppiah

Një gjykatë në Singapor dënoi me vdekje 46-vjeçarin Tangaraj Suppiah, i cili u dënua për trafikim të marijuanës, transmeton Anadolu.

Singapori ka një nga ligjet më të rrepta kundër drogës në botë, kurse sipas BBC-së, nesër do të ekzekutohet i dënuari Suppiah me akuzën e kontrabandës së kanabisit dhe drejtimit të trafikimit të drogës.

Prokuroria në aktakuzë pretendon se Suppiah ishte i lidhur me dy linja që kanë përdorur trafikantët e marijuanës dhe drejtonte trafikimin e drogës.

Në anën tjetër, organizata të shumta joqeveritare dhe aktivistë, veçanërisht familja e të dënuarit, kundërshtojnë dënimin me vdekje, duke pretenduar se provat e paraqitura nga prokurorët në gjykatë janë të dobëta.

Autoritetet njoftuan se ankesat ishin të pabaza, se procesi gjyqësor kishte përfunduar dhe se dënimi me vdekje ishte bërë i plotë fuqishëm.

Kategoritë
BotaLajme