Single i ri i nuses së Trump-it shkaktoi kritika të ashpra: “Kjo është gjëja më e keqe që kam dëgjuar ndonjëherë”

Lara Trump, nusja e ish-presidentit amerikan Donald Trump, surprizoi opinionin publik me singlin e ri “No Days Off”, të cilin e realizoi në bashkëpunim me muzikantin e njohur French Montana.

Kënga u publikua të premten dhe, sipas të dy artistëve, është frymëzuar nga fotografia e kopertinës së filmit “Mr. & Mrs. Smith”.

Në këtë këngë, Lara këndon për faktin se puna e saj shpesh zhvillohet larg syve të publikut. Tekstet e këngës theksojnë se publiku shpesh bazohet në atë që sheh në ekran, ndërsa personi i vërtetë mund të jetë shumë më kompleks.

Megjithëse disa mbështetës të Donald Trump-it u shprehën të entuziazmuar për përpjekjen e saj muzikore, kënga u përball me një mori kritikash negative në rrjetet sociale. Shumë prej tyre kritikuan zërin e saj dhe e quajtën këngën “një krim kundër njerëzimit”.

“Nuk kam nevojë as ta dëgjoj për ta ditur që është e tmerrshme,”
“Kjo është gjëja më e keqe që kam dëgjuar ndonjëherë” dhe
“Ka një zë të tmerrshëm”
janë vetëm disa nga komentet negative që u shfaqën pas publikimit.

Muzikanti French Montana, i cili fitoi famë në fund të viteve 2010 me hitet “Unforgettable” dhe “No Shopping”, iu bashkua Larës Trump në këtë bashkëpunim të pazakontë.

Kategoritë
FunTë ndryshme