Sipas OKB vendbanimet e reja izraelite janë “një pengesë për paqen”

Këshilli i Sigurimit i OKB- së dënoi sot në një deklaratë legalizimin e nëntë vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, duke thënë se vendbanimet janë një “pengesë” për paqen.

“Aktivitetet e vazhdueshme të Izraelit në lidhje me vendbanimet rrezikojnë qëndrueshmërinë e zgjidhjes me dy shtete,” thekson Këshilli i Sigurimit në një deklaratë të lëshuar nga presidenca.

Deklarata gjithashtu thekson se Këshilli i Sigurimit shpreh “shqetësim dhe zhgënjim të thellë” për njoftimin e Izraelit më 12 shkurt për ndërtimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të vendbanimeve në territoret palestineze.

Kategoritë
BotaLajme