Siri, 9 civilë humbin jetën nga një sulm me raketa në rajonin Al-Bab

Sipas të dhënave paraprake nga sulmi kanë humbur jetën 9 civilë, përfshirë edhe fëmijë, si dhe janë plagosur 15 civilë të tjerë

Sipas të dhënave paraprake, nëntë civilë kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketë në qendër të rajonit Al-Bab të pastruar nga terroristët me operacionin turk “Mburoja Eufratit” në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se qendra e rajonit Al-Bab nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë, ishte në objektivin e sulmit me raketa.

Në sulmin e kryer në qendrën e rajonit ku jetojnë intensivisht civilët, sipas të dhënave paraprake, kanë humbur jetën nëntë civilë, përfshirë edhe fëmijë, si dhe janë plagosur 15 civilë të tjerë.

Ndërkohë, vazhdojnë hetimet në lidhje me burimin e sulmit.

Qendra e rajonit Al-Bab u pastrua nga organizata terroriste DEASH në kuadrin e operacionit “Mburoja Eufratit” në shkurt 2017.

Kategoritë
BotaLajme