Karvani filloi tërheqjen nga qyteti verior Halep drejt rajonit të Eufratit lindor, ndërsa Ushtria Arabe Siriane siguroi rrugën nga lagjet Sheikh Maqsoud dhe Ashrafieh, raportoi media shtetërore siriane
Karvani i parë i Forcave Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga organizata terroriste YPG/PKK, u largua nga Halepi sot nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë, sipas agjencisë shtetërore siriane SANA, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë, karvani filloi tërheqjen nga qyteti verior Halep drejt rajonit të Eufratit lindor, ndërsa Ushtria Arabe Siriane siguroi rrugën nga lagjet Sheikh Maqsoud dhe Ashrafieh.
Të enjten, në Halep u zhvillua një shkëmbim i të burgosurve mes forcave të sigurisë së brendshme dhe SDF-së, duke shënuar fillimin e “pastrimit të burgjeve”, me rreth 250 të burgosur të liruar.
Më 10 mars, presidenca siriane njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për integrimin e SDF-së në institucionet shtetërore, duke rikonfirmuar unitetin territorial të vendit dhe duke refuzuar çdo përpjekje për ndarje.
Bashar Al-Asad, udhëheqës i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath që kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.
Ahmad al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat kundër regjimit për të rrëzuar Asadin, u shpall president për një periudhë kalimtare më 29 janar.