– Të gjithë punonjësve në institucionet qeveritare do t’u jepet një pushim zyrtar në datat 25-26 dhjetor
Kabineti sirian nxori sot një direktivë për pezullimin e punës në institucionet shtetërore në datat 25-26 dhjetor, transmeton Anadolu.
Sipas direktivës, të gjithë punonjësve në institucionet qeveritare do t’u jepet një pushim zyrtar në këto data, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Megjithatë, SANA nuk specifikoi ndonjë arsye për festën.
Kabineti tha se do të bëhen përjashtime për ministritë dhe institucionet publike, rrethanat e të cilave kërkojnë funksionim të vazhdueshëm.